Derbi i Italisë përfundoi me fitoren 3 – 2 për Juventus, një sfidë plot emocione nga fillimi në fund ajo e luajtur mbrëmjen e së shtunës në Milano. Ekipi i Allgeri arriti një sukses në fund të takimit, ku kundërshtari mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 18’.

Në “San Siro” shënoi fillimisht Douglas Costa për miqtë. Matuidi realizoi pak para fundit të pjesës së parë, por goli i tij u anulua me ndihmën e VAR. Pas pushimi Inter hyri në fushë ndryshe. Icardi barazoi rezultatin dhe më pas Barzagli shkaktoi autogol me zikaltërit që morën avatazhin e përkohshëm.

Përmbysja ndodhi në minutat e fundit. Skriniar ndihmoi miqtë të barazonin rezultatin me autogol, ndërsa Higuain në të ’89 realizoi për të vendosur fitoren e Juventus.

Ky rezultat e mban Juve në krye edhe për këtë javë. Roma mundi 4 – 1 me Chievo, duke marrë pikë të vlefshme për zonën Champions.

Skuadra kryeqytetase mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 56’, pasi Juan Jesus mori karton të kuq. Të dielën do të luhen ndeshjet e tjera të javës së 35 të Serie A.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 29 PRILL 2018
Artikulli tjetërVRAU BASHKËJETUESEN, “ARREST ME BURG” PËR AUTORIN