Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burg 13 gazetarë me akuzën e “terrorizmit”, rast ky që ka shkaktuar zemërim global ndaj lirisë së shtypit, shkruan BBC.

Gazetarët punonin për gazetën opozitare në vend “Cumhuriyet”, e cila ka mbajtur një linjë të fortë kundër qeverisë Turke.

Tre nga gazetarët në gjyq u liruan, ndërsa ata që u dënuan do të qëndrojnë të lirë deri në seancën e apelit.

Gazetarët u arrestuan pas grushtit të shtetit të dështuar që u zhvillua në Korrik të 2016-s.

Autoritetet turke akuzuan stafin e gazetës Cumhuriyet për mbështetje të grupeve terroriste, përfshirë edhe Partinë e Punëtorëve Kurdë, Partinë Liberale të Popullit dhe klerikun Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon si organizator të grushtit të shtetit.

Gulen po jeton i mërguar në Amerikë, ku autoritetet refuzojnë ta kthejnë në Turqi.

Më shumë se 50,000 vetë u arrestuan dhe 150.000 të tjerë u pushuan nga puna në muajt që pasuan grushtin e shtetit, përfshirë këtu gazetarë, policë, ushtarakë, mësues dhe punonjës civilë.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË FUSHË KRUJË, MAKINA PËRPLAS DHE MERR ZVARRË 50 METRA TË RIUN
Artikulli tjetërDONALD TUSK SOT VIZITON KOSOVËN