Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, sot do ta vizitojë Kosovën, me ç’rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

“Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën më 26 prill, për t’u takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.

Artikulli paraprakGJYKATA E TURQISË DËNON 13 GAZETARË PËR “GRUSHT SHTETI”
Artikulli tjetërTRAGJIKE PËR FAMILJEN SHQIPTARE, 12-VJEÇARI SHTYPET PËR VDEKJE 5 DITË PASI SHKOI NË SHBA