Gjykatat e rretheve kanë vijuar shpërndarjen e mandateve të kryebashkiakëve të cilët u zgjodhën në 30 qershor. Sot janë njohur mandatet për 6 kryebashkiakë socialistë të Vaut të Dejës, Pogradecit, Matit, Memaliajt, Gjirokastrës dhe Lushnjes.Kwshtu pas Gjon Gjonaj të Pukes, Mark Babani i Vaut të Dejës bëhet i dyti i zgjedhur vendor në veri, që merr konfirmim nga gjykata për mandatin e kryebashkiakut.

Nga gjashtë seancat që u zhvilluan debate pati vetëm në Shkodër për bashkinë e Vaut të Dejës.Sic mwsohet seanca për njohjen e mandatit për Mark Babanin që u votua në 30 Qershor zgjati 2 orë. Zef Hila, kryetari në detyrë i bashkisë i zgjedhur para katër viteve nga radhët e PD-së kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve.

“Të shpallet i pavlefshëm procesi zgjedhor”, tha Jordan Daci, avokat i Hilës. Ndërkohë që avokati i Babanit, Eridjan Salianji me ironi u përgjigj duke i thënë se “Keni ngatërruar gjykatë për cështjet zgjedhore, këto pretendime çojini në Kolegjin Zgjedhor. Zoti Daci ka ngatërruar gjykatë ku mund të ngresh këto pretendime në lidhje me shkelejt e pretenduara zgjedhore dhe Kushtetuese” tha ai.

“Ky proces është zhvilluar në shkelje të Kushtetutës” u kundërpërgjigj Daci. Në fund Gjykata rrëzoi kërkesën e Zef Hilës për të qenë palë e interesuar në procesin gjyqësor dhe njohu si fitues Mark Babanin.

 

 

Artikulli paraprakKOHA ËSHTË TANI…META: TË BËJMË ZGJEDHJET ME 13 TETOR, OSE 19-A DO JETË SHUMË VONË
Artikulli tjetërSHKODËR, ZONA INDUSTRIALE NËN “PUSHTETIN” E MBETJEVE