Gjykata Kushtetuta ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, dhe ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar.

Kushtetuesja thotë se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar

“Si përfundim, Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit.

Si përfundim, Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila u shkarkua pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në mbrëmjen e 27 qeshorit 2019 në KZAZ nr. 6 në Bushat.

Artikulli paraprakEUROPA IME: TË RRËFESH BOTËN NDRYSHE
Artikulli tjetërINTEGRIMI DHE NEGOCIATAT/ RAMA PËR GJERMANEN BILD: BE PO SHKEL PREMTIMET, NE KEMI PLOTËSUAR TË GJITHË KUSHTET