Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka liruar, grupin e te arrestuarve per shperndarjen e heroines ne qytet. Operacioni i koduar Bahcalleku, ku ranë në prangat e policisë 6 shtetas, në 24 orë aksion nuk ka qendruar me shume se 48 orë në qeli.

Te arrestuarit kane dale para gjykates së Shkodrës ku janë njohur me masen e sigurisë, ku trupi gjykues ka vendosur të mos jenë të ashpër në masën nadj tyre duke i lënë në arrest në shtëpi, për 3 nga të arrestuarit Denis Shema, Romina M dhe Anri Papaligori

. Nderkohe që të arrestuarit te tjerë janë në lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Aksioni Bahcalleku, u konsiderua si nje sukses i radhës i policisë së shkodrës në kuadër të luftës kundër narkotikeve, nderkohe që gjykata sic jo rrallë herë ndodh, nxjerr këto aksione si tullumbace të fryra të luftës ndaj krimit, duke i ridhënë lirinë të arrestuarve

Artikulli paraprakMIQËSORJA E SHKODRANËVE NË “RESHIT RUSI”
Artikulli tjetërLLOGARITË E VLLAZNISË, VAZHDOJNË TË JENË TË NGRIRA