Gjykata e Shkodrës nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtoren e shtëpisë së fëmijës Albana Llazani e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve”.

Gjykata la në fuqi vendimin e parë duke vendosur “arrest me burg” për ish-drejtoren Llazani. Ka qenë pala mbrojtëse përmes avokatit Ardjan Hajdari që ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë por në seancën e drejtuar nga gjyqtari Hasan Selimi, u la në fuqi i njëjti vendim i herës së parë. Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave dhe familjarëve me dyer të mbyllura. Në seancë ka qenë vetëm djali i ish-drejtores Llazani. Nga sa mësohet prokurorja e çështjes Arta Marku ka kërkuar sërish “arrest me burg” ndërsa pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese por që nuk u pranua. Përveç personalitetit dhe mos pasjes rrezik për t’u larguar nga Shqipëria, avokati është bazuar edhe tek lirimi i 4 punonjësve të tjera. Seanca zgjati rreth një orë dhe gjykata nuk pranoi ndryshimin e masës. Ish-drejtorja Llazani mund t’i drejtohet brenda 10 ditëve gjykatës së apelit në Shkodër për ta ankimuar këtë vendim. Pak më parë është zhvilluar gjyqi edhe për 4 punonjëset e tjera për të cilat gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë “arrest me burg” duke e lehtësuar ëpr secilën prej tyre. Pavarësisht se mbrojtja tha se prokuroria nuk ka provat e duhura, gjykata e Shkodrës nuk u bind. Ish-drejtorja Llazani akuzohet për 4 vajza të mitura të shtëpisë së fëmijës për abuzime seksuale dhe dhunim brenda institucionit të disa fëmijëve të tjerë, akuza të cilat avokati mbrojtës i ka hedhur poshtë por pa bindur gjykatën për të lehtësuar masën e sigurisë.

Artikulli paraprak“DHURO JETË PËR FËMIJËT TALASEMIK”, NISME NGA SHOQËRIA CIVILE DHE DSHP
Artikulli tjetërTOPI I RI I “EURO 2016”