Adidas ka prezantuar topin e dytë me të cilin do të luajnë skuadrat në rrethin e dytë të “Euro 2016”.

Kompania e veshmbathjeve sportive, Adidas ka prezantuar topin e dytë me të cilin do të luajnë skuadrat në rrethin e dytë të “Euro 2016”. Në një komunikatë zyrtare, UEFA bën me dije se topi i ri është gati dhe ai quhet “Fracas”. Disa prej artistëve të njohur francezë, të botës së modës dhe muzikës, kanë bashkëpunuar me kompaninë gjermane për të punuar topin e ri, përcjell “Lajmi.net”. Shpresojmë që me këtë top të luajë edhe Kombëtarja e Shqipërisë që është në pritje ta mësojë nëse do të jetë pjesëmarrëse në fazën tjetër të garës.

Artikulli paraprakGJYKATA NUK NDRYSHON MASËN, SËRISH “ARREST ME BURG” PËR LLAZANIN
Artikulli tjetërPD, BOÇI: SISTEMI ARSIMOR ËSHTË NË EMERGJENCË NË SHQIPËRI