Gjykata kundër korrupsionit ka refuzuar kërkesën e Arbër Çekajt për pezullim të procesit deri në ndryshim të prokurorit.

Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e të akuzuarit për 613 kilogram kokainë, duke vendosur vazhdimin e gjykimit. Të njëjtin vendim treshja gjykuese mori edhe për kërkesën e dyte të avokatëve që kërkuan shuarje të masës së sigurisë.

Gjykata i ka thënë jo kërkesës së Arbër Çekajt për pezullimin e procesit derisa të shprehet KLP-së, për ndryshimin e prokurorit Edvin Kondili. Avokatët mbrojtës të Çekajt, kërkuan gjithashtu edhe shuarje të masës së sigurisë.

Të dyja kërkesat u rrëzuan nga treshja e gjyqtarëve. Ndërkohë që procesi u zhvillua me debate mes të pandehurit dhe prokurorit Edvin Kondili.

Çekaj e akuzoi përfaqësuesin e akuzës se kishte manipuluar provat dhe e kishte hapur qëllimisht kontenierin në magazinën e tij në Shijak, ndërkohë që nuk kishte vepruar në të njëjtën mënyrë me një sasi tjetër droge e kapur në kontenieret me banane që i përkisnin një biznesmeni nga Vlora.

Çekaj tha se prokurori e përdori çështjen e tij për të kaluar vettingut dhe për të qenë pjesë e SPAK. Ai kërkoi një tjetër prokuror për të vijuar hetimet, madje duke propozuar edhe të huaj.

Por deklaratave të bëra nga i pandehuri i është kundërpërgjigjur prokurori, i cili tha se nuk e trembnin kërcënimet indirekte dhe se i pandehuri te vijonte procesin ne mënyre të rregullt ligjore duke kërkuar të dalë i pafajshëm.

Në përfundim të pretendimeve trupa ka rrëzuar kërkesat e avokatëve ndërsa ka vendosur datën 13 janar për mbrojtjen dhe vendimin për tre të akuzuarit.

Arbër Çekaj, biznesmeni i cili akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë prokurorin e SPAK Edvin Kondili, me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Në seancën e sotme gjyqësore, Arbër Çekaj është shprehur se prokurori e ka sulm personal ndaj tij, ndërsa vetë Edvin Kondilli tha se nuk i druhet asnjë kërcënimi.

“Kondilli e ka personale me familjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë. Kondili e ka me familjen Kuliçi dhe mbiemrin Kuliçi që kam pasur unë më herët. Unë nuk kam asnjë problem me Kondilin.

Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteinerët ja la deri në fund dhe i humbi orizi. Jam në burg se kam mbiemrin Kuliçi e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora.

Nuk kam asnjë problem me vlonjatët, por grupet kriminale vazhdojnë trafikun dhe unë jam në burg. Çfarë grupi kriminal kur gënjyet Gjermaninë duke dhënë garanci për proces të rregullt e manipuluat provat?

Siç merrni miell, grurë nga Serbia merrni edhe një prokuror për mua nëse nuk ka prokuror tjetër SPAK. Kondili fitoi vettingun e SPAK në kurrizin tim, por ja që kryetar nuk e bënë ndaj të japë dorëheqjen do ishte e ndershme”, është shprehur Çekaj sot në gjyq.

Artikulli paraprakSTUHIA E ERËS SHKAKTOI AVARI NË RRJET, 60 000 ABONENTË MBETËN PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërOPERACION ANTIDROGË,MES TË ARRESTUARVE EDHE 2 SHQIPTARË