Moti i keq me erë të fortë i datës 5 janar la pa energji elektrike më shumë se 60 mijë abonentë në vend.

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Petraq Lika u shpreh se situata është drejt normalizimit, ndërsa theksoi se në ditët e para të janarit, konsumi i energjisë ka arritur pikun.

Stuhia e erës që pushtoi vendin 3 ditë më parë, shkaktoi avari në sistemin elektrik duke lënë pa energji elektrike më shumë se 60 000 familje në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Petraq Lika u shpreh se situata është drejt stabilizimit, pasi numri i abonentëve pa energji ka shkuar në 1100 ditën e mërkurë.

Petraq Lika: Situata që është qetësuar është data 6 ora 15:00 që janë 30 linja. Kjo tregon se situata ka qenë nën kontrollin e vetë grupeve të likuidimit të avarive dhe data 6 ora 22:00.

Temperaturat nën zero në ditët e para të janarit, kanë sjellë dhe rritje të konsumit të energjisë, krahasuar me datën e ndërrimit të viteve.

Petraq Lika: Vetë ndryshimet e temperaturave që shoqërohen me minus, shoqërohen edhe me rritje të kërkesës së konsumit. Performanca është përmirësuar gjatë këtyre ditëve krahasuar me ditët e njëjta të vitit që shkoi është 25%.

Lika shprehet se edhe në zonat malore ku ka rënë borë rrjeti i furnizimit me energji elektrike ka funksionuar normalisht, duke e cilësuar situatën nën kontroll.

Artikulli paraprakPAS SULMEVE IRANIANE, SHQIPTARI EVAKUOHET NË KUVAJT
Artikulli tjetërGJYKATA RRËZON ARBËR ÇEKAJN, REFUZON KËRKESËN PËR PEZULLIM TË PROCESIT