Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, ka apeluar vendimin e gjykatës ruse, e cila e dënoi atë me 9.5 vite burg për mbajtje kanabisi. Sipas mediave ruse, avokatët e saj mbrojtës kanë thënë se Grine kërkon që të falet apo që t’i zvogëlohet dënimi.

Ndërkohë ka raportime në media se Uashingtoni dhe Moska janë duke diskutuar mundësinë e këmbimit të saj me të burgosur rusë në Shtetet e Bashkuara.

Griner, 31-vjeçare, ka qenë në duke u mbajtur në qelitë në Rusi, pasi policia i ka gjetur vaj kanabisi në valixhen e saj në aeroportin e Moskës në muajin shkurt.

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka caktuar një negociator për të diskutuar rreth çështjes së Grinerit dhe ka thënë se administrata amerikane është duke “punuar shumë” për lirimin e saj. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni do të pranonte ofertën e Moskës që këmbimi i të burgosurve të diskutohet në nivel presidencial.

Artikulli paraprakAMBASADORI “NON GRATA” SERB I SHKRUAN LETËR PRESIDENTIT MALAZEZ, KËRKOHET ME URGJENCË DËBIMI
Artikulli tjetërARMIKU I TIJ I BETUAR KRIJON SINDIKATË NË BURG, PUTIN E FUT NË IZOLIM, NAVALNY: JAM NË NJË LUKUNI BETONI