Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 7 apartamenteve, 2 garazheve, 2 dyqaneve dhe një sipërfaqe tokë arë, në emër të ish-deputetit Mark Frroku

, në vijim të hetimit pasuror të nisur ndaj tij. I pandehuri Frroku aktualisht është në gjykim për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Fshehjes së pasurisë…”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”. I pandehuri Frroku po gjykohet në Shqipëri për akuzat se, në bashkëpunim, ka vrarë një shtetas shqiptar në Belgjikë, në vitin 1999. Sipas hetimit të autoriteteve belge, të cilat përcollën aktet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Frroku dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vrarë një bashkëkombasin e tyre, pas konflikteve për trafikun e prostitucionit. Po ashtu, i pandehuri rezulton gjithashtu se është i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani. Nisur nga këto të dhëna, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin pasuror ndaj të pandehurit Frroku. Në vijim të këtij hetimi, ka rezultuar se Mark Frroku, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar pasurinë.. Nisur nga e shkuara e tij kriminale, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe të prostitucionit.Për këto arsye, Prokuroria për Krime të Rënda evidentoi asetet e paluajtshme në emër të tij dhe kërkoi sekuestrimin e tyre. Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila urdhëroi sekuestrimin 7. Apartamenteve me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë, 2 dyqaneve në Tiranë, 2 bodrumeve në Lezhë dhe një tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë

Artikulli paraprakNJËSITË ADMINISTRATIVE, AKOMA ASNJË DOKUMENT NË ARKIV
Artikulli tjetërZONA E VILUNIT NË VELIPOJË PUSHTOHET NGA MBETJET E NDRYSHME