Plazhi I Velipojës në pikun e sezonit turistik në disa zona është tejet I ndotur nga mbetjet urbane.

Këto pamje i përkasin zonës në afërsi të Vilunit ku grumbuj mbetjesh të ndryshme të cilat duket se nuk janë pastruar fare nga pushteti vendor që është mjaftuar vetëm me pastrimin e qendres duke lënë pas dore periferinë e saj.Pamja është tejet tronditëse për pushuesit që vijnë si nga Kosova, vendet e tjera të shqipërisë por edhe të huaj nga vende të ndryshme të botës.Gjatë orëve të natës kamionë me mbeturina nga punimet në ndërtime vijnë dhe I shkarkojnë pikërisht në këtë vend.Pamjet flasin për një dëm të pariparueshëm të këtij mjedisi.Gjendja e mjedisit në zonën e Velipojës vazhdon që të jetë e rëndë.Forcat e armatosura të ushtrisë drejtuar nga vetë ministrja Mimi Kodheli dy vite më parë ndaluan në plazhin e Velipojës ku kryen një aksion për pastrimin e zonave të ndryshme si nga mbeturinat ashtu edhe për mbetjet inerte.Nuk dihet nëse edhe kjo pikë mbetjesh u përfshi në atë aksion apo janë shkarkuar aty përgjatë këtyre dy viteve të fundit. Është e nevojshme që pushteti vendor të marrë masa për përmirësimin e sistemimit dhe menaxhimit të mbetjeve inerte por edhe ato urbane.Depozitimi I mbetjeve të ngurta në zonën turistike të Velipojës kur jemi në kulmin e sezonit të verës përvec një imazh jo të këndshëm ndikon direkt në ndotjen mjedisore që shkakton për pushuesit të cilët frekuentojnë këtë pikë turistike. Ndërsa trumbetohet me të madhe për për ndërgjegjësimin e opinionit publik për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës duket se fjalët bien në vesh të shurdhër.Kushte të tilla jo vetëm që largojnë pushuesit por dëmtojnë ndjeshëm edhe resurset që I ka falur natyra kësaj perle turistike. Ndoshta ka ardhur koha që përvec aksioneve për pastrimin e mbetjeve të aplikohen masa drastike për këdo që nuk e respketon natyrën apo e dëmton atë në cfarëdo forme. 

Artikulli paraprakPËRÇAHET PARTIA DEMOKRATIKE NË VELIPOJË
Artikulli tjetërKLUBI VLLAZNIA FSHIHET ME TAKIME JASHTË SYVE TË PUBLIKUT