Të zgjedhësh vetë se sa burg do të bësh. Kështu mund të përcaktohet thjeshtë një nga risitë e Kodit të Procedurës Penale, gjykimi me marrëveshje, procedurë që ka nisur të zbatohet në gjykatat e vendit.

Gjyqtari i gjykatës së Tiranës, Erjon Bani, njëkohësisht kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve sqaron për “ABC News” se si funksionon ky lloj gjykimi. Nëse akuzohesh për një vepër penale që dënohet jo më shumë se 7 vjet burg dhe pranon fajësinë, mund ta zgjedhësh vetë sa burg do të bësh. Nuk është shaka, por një nga llojet e gjykimit që i ofrohet të dyshuarve për kryerjen e një vepre penale, bazuar në ndryshimet që ka pësuar Kodit të Procedurës Penal. Gjykimi me marrëveshje, i sanksionuar në nenin 406/d të këtij kodi, ka nisur të zbatohet nga gjykatat e vendit. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani, njëkohësisht kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Shqipërisë sqaron për “ABC News” se si funksionon ky lloj gjykimi. “Gjykimi me marrëveshje eshtë një marrëveshje mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimit të dënimit.

Në këtë marrëveshje merr pjesë prokurori i çështjes, i pandehuri dhe mbrojtësi. Secili nga këta të tre ka të drejtë të propozojë një marrëveshje”. Për pranimin e marrëveshjes nevojitet vullnet i përbashkët mes palëve dhe se ajo zbatohet për vepra penale për të cilat ligji parashikon dënim maksimal jo më shumë se 7 vjet burg. Ky kufizim nuk gjen zbatim vetëm në rastin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Avantazhi kryesor i këtij lloj shqyrtimi është shkurtimi i kohës së hetimit dhe gjykimit. Pas dorëzimit të marrëveshjes, gjykata duhet të shprehet për pranimin apo mospranimin e saj brenda një afati 30 ditor. “Jo vetëm që përfundon brenda 30 ditëve, por nuk lejohet ankim. Nëse gjyqtari konstaton se plotësohen të gjitha kiushtet kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim ashtu si nuk lejohet ankim edhe kur refuzon marrëveshjen”.

Po çfarë ndodh kur një marrëveshje e paraqitiur nga palët nuk pranohet nga ana e gjykatës?. “I kthehen aktet prokurorit të çështjes dhe prokuri i çështjes duhet të ndjekë rrugën normale të gjykimit… Nëse refuzohet njëherë marrëveshja nuk u lejohet prokurorit që të paraqesë përsëri kërkesë për gjykim me marrëveshje”. Deri në ditët e fundit të nëntorit, Gjykata e Tiranës numëron të paktën 40 raste kur togat e zeza kanë dalë në një vendim përfundimtar përmes gjykimit me marrëveshje.

Artikulli paraprakPIJE ENERGJIKE PA AKCIZË, SHUMICA SYNON NDRYSHIME NË PAKETËN FISKALE 2018
Artikulli tjetërKRYEFAMILJARI GJENDET I VARUR,NUK DIHEN SHKAQET