Gjyqtari i Apelit pezulluar Shkëlqim Miri, i cili është arrestuar disa javë më parë nën akuzën e korrupsionit kërkon lirinë.

Burimet thanë se gjyqtari Miri kërkon lirinë për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për arsye shëndetësore. Pasi u njoh me këtë kërkesë, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të caktojë dy ekspertë të mjekësisë ligjore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore, nëse i rrezikohet apo jo jeta po të qëndrojë në qeli. Ai u ndalua gjatë operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë” me akuzat për “Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Gjyqtari Miri, ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej të paktën 6 muajsh. Ai dyshohet se ka marrë një shumë parash për të lënë në fuqi vendimin e dënimit që favorizonte një të dënuar për vrasje, (Gentian Doda) të cilit i ishte ndryshuar akuza nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje.

Artikulli paraprakAKSIDENTI, MAKINA E POLICISË PËRFUNDON NË KANAL
Artikulli tjetërI RIU SHQIPTAR VDIQ NË PUNË, GJYKATA ITALIANE JEP TRE DËNIME