Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho, kalon me sukses vettingun. Vendimi u dha sot Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Etleda Çiftja:Trupa gjykuese vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë“.

Trupi gjykues përbëhej nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në seancen degjimore te 10 majit, relatorja Xhensila Pine tha se ishte realizuar procesi i vetingut të pasurisë, së pastërtisë së figurës dhe vlerësimit profesional.

Sa i takon pasurisë ILDKPI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë. Ka burim financiar të ligjshëm, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.

Nga verifikimi i KPK u konstatua se mungon deklarata e vitin 2006. Gjyqtarja jeton në banesën e prindërve që ia ka dhuruar në vitin 2011. Nga verifikimi deri ne 27 mars 2018 nuk ka pasuri tjetër”

Verifikimi i DSIK ka konkluduar se është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.

Sa i takon aftësisë profesionale KLD konstaton se është e aftë ka njohuri dhe aftësi për të kryer procedurat ligjore me integritet dhe paanësi. Nuk ka asnjë masë disiplinore.

Vetë gjyqtarja ishte dakord me gjetjet e KPK-së dhe deklaroi se nuk kishte asnjë objeksion.

Ato qëndrojnë dhe jam dakord me to” u shpreh gjyqtarja e cila kërkoi konfirmimin në detyrën e saj si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Artikulli paraprakBANDA E MET KANANIT SOT PARA KRIMEVE TË RËNDA PËR MASËN E SIGURISË
Artikulli tjetërDY TË KËRKUAR PËR TRAFIK KOKAINE NË ITALI ARRESTOHEN NË DURRËS DHE LEZHË