Fatjona Borova ka shkruar historine ne sportin shqiptar duke u bere gjyqtarja e  pare qe arrin te marre stemen e FIFA-s.

Shkodranja e cila prej vitesh gjykon futbollin e femrave por edhe ate te meshkujve eshte vleresuar nga organi me I larte I futbollit per performancen e saj pozitive. Një ngjarje historike per kolegjiumin e arbitrave të Shkodrës  por edhe ate te shqiperise qe deshmon punen e bere ne kete sector.  Borova ndjehet e lumtur me kete vleresim qe I eshte bere ndersa shprehet se sporti shqiptar po ben permiresime. Prej vitesh Borova gjykon ndeshjet ne kampionatin e futbollit te shqiptar ndersa me marrjen e stemes se FIFA-s do te mund te marre pjese edhe ne kompeticionet e medha te futbollit boteror e atij europian.  Fatjona Borova behet e para arbitre ne Shqiperi qe merr nje vleresim te tille nga FIFA dhe kjo eshte nje ngjarje historike per kolegjiumin e arbitrave te Shkodres por edhe mbare sportin shqiptar.