Më në fund realizohet edhe firmosja e kontratës së lojtarit shkodran aq shumë të përmendur si një nga emrat më të pëlqyre të trajnerit Armando Cungu.

Ditën e sotme zyrtarisht Edon Hasani është pjesë e skuadrës kuqeblu, mesfushori ka qënë një nga emrat e parë në listat e drejtuesve të Vllaznisë ku kontaktet ndërmjet tyre kanë kisur prej disa kohësh.

Edhe pse deri në momentin e fundit flitej që Hasani kishte një kërkesa edhe nga klubet e tjera e një nga rivalët e fortë të Vllaznisë ka qënë edhe ajo e Partizanit në merkaton e kësaj vere, madje pati një takim të mesfushorit shkodran me presidentin Gazmend Demi, por trajneri i ri i të kuqve, vendosi veton, duke mos e preferuar në projektin e tij.

Në këtë mënyrë, pasi nuk siguroi dot një ekip të huaj nga jashtë vendit, çka ishte qëllim parësor, Hasani vendosi të kthehet në shtëpi, tek ekipi i zemrës, Vllaznia. Ai është prezantuar sot dhe përbën një prurje mjaft cilësore për Armando Cungun.

Një sinjal vërtet pozitiv, se gjërat po ndryshojnë për mirë te Vllaznia. Ndërkohë ka qënë vetë futbollisti shkodran i cili ka bërë të ditur firmosjen e kësaj kontrate me anë të një fotoje në rrjetin social Face Book ku tregonte se tashmë ishte pjesë e skuadrës kuqeblu.

Artikulli paraprakNDRIÇIM SHTUBINA TASHMË PJESË E EKIPIT TË KUKËSIT
Artikulli tjetërGODITET MJEKU KIRURG NË SHKODËR