Ka mbaruar çdo gjë mes Ndriçim Shtubinës dhe Vllaznis, mesfushori shkodran ka nënshkruar me kampionët e Kukësit.

Ndriçim Shtubina dhe Vllaznia i kanë ndarë përfundimisht rrugët mes tyre, pas problemeve që së fundmi kanë pasur palët mes tyre. Prej më shumë se dy javësh mesfushori nuk dilte në stërvitje, teksa ka vendosur dy kushte ndaj klubit për të nënshkruar kontratën e re me kuqeblutë. Kushti i parë ishte heqja e klauzolës për pagimin në varësi të minutave që do të luante, ndërsa tjetri lidhej me kohëzgjatjen e kontratës.

Mesfushori, tashmë 30-vjeçar, dëshironte një kontratë 2-vjeçare dhe për këto kushte ka pasur edhe një takim me administratorin Gjyrezi nga ku klubi i Vllaznisë ka zgjedhur t’i japë lejekalimin Shtubinës, duke bërë që të largohet një tjetër lojtar cilësor. Ish kapiteni i Vllaznis ka bërë zgjedhjen e tij duke e deklaruar veten si lojtarë i lirë, ai u shpreh se mirëpiste ofertat nga skuadrat e ndryshme por edhe nga Vllaznia. Menjëhërë pas kësaj deklarate, shumë klube kanë shprehur interesin e tyre për ish kapitenin.

Ndërkohë, pak ditë më parë u bë i ditur fakti, se futbollisti shkodran ishte në bisedime me ekipin e Kukësit, ku sot është bërë zyrtare se tashmë, Ndriçim Shtubina është pjesë përbërëse e këtij ekipi ku janë diskutura detajet dhe është realizuar edhe firmosja e kontratës me Kukësin. Në deklaratën e parë si lojtar i Kukësit, Shtubina u shpreh:

“Jam i lumtur që kemi gjetur marrëveshjen me Kukësin. U bënë disa vite që luftonim për mbijetesë tek Vllaznia, tani dua trofe. Konkurrenca nuk më tremb, edhe nëse vijnë mesfushorë të tjerë në krahun e djathtë.”

Mesfushori ka luajtuar për disa ekipe të ndryshme si Flamurtari dhe Vllaznia nga ku këtë vit vendosi të largohej pas disa përplasjesh që pati me drejtuesit shkodran për mosmarrëveshje ndërmjet dy palëve ku si pasojë erdhi edhe largimi i tij nga skuadra e Vllaznisë e cila prej disa vitesh ishte pjesë e tij.

Artikulli paraprakRAMA DHE KREU I FSHF, ANGAZHOHEN PËR ÇËSHTJEN “ISMAIL MORINA”
Artikulli tjetërGODET VLLAZNIA, EDON HASANI VISHET KUQEBLU