Mbremjen e se premtes është goditur një rrjet prostitucioni në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga policia thanë se në lokalin e shtetases me inicialet V. L., janë kapur në flagrancë kamarieria si dhe e zonja e lokalit.

Të dyja janë arrestuar për akuzën e shfrytëzimit të ambienteve të lokalit për ushtrimin e prostitucionit. Lokali ndodhet në lagjen 18 Shtatori prane gjimnazit ‘Siri Shapllo’.

Nga ajo që ka mësuar paraprakisht , pronarja e lokalit është shtetasja me inicialet V.L. 47 vjeçe, ndërsa kamerierja është shtetasja me inicialet M.B,34 vjeçe.

Artikulli paraprakKËRCËNIMI I INSPEKTORËVE TË UEFA-S, FSHF: DISTANCOHEMI NGA NGJARJA
Artikulli tjetërVËMENDJA E QEVERISE PËR SHKODRËN