Një person është vënë në pranga e Policisë së Tiranës, pasi kundërshtoi dhe goditi njën efektivë të policisë. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale I.K., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Migjeni”, punjonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakort për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit I. K., i cili rrezikon dënimin me burgim deri në 5 vjet.

Artikulli paraprakDO TRAFIKONTE DROGË DREJT GREQISË, KAPET 32-VJEÇARI NË KAPSHTICË
Artikulli tjetërKAPET NË ATHINË RULOJA ME 1.2 TON DROGË NGA SHQIPËRIA