Një rulo me 1.2 ton drogë është bllokuar nga policia greke pasi ka kaluar kufirin nga Shqipëria në zonën e Qafë Botës.

Dy personat që po udhëtonin me mjetin ku ishte fshehur droga, një mashkull dhe një grua thanë se do të shkonin në Turqi ku sasinë e kanabisit do ta këmbenin me heroinë të cilën më pas do ta transportonin drejt Italisë. Shefi i Antidrogës së policisë së Atikës ka thënë se anëtarë të rrjetit të trafikut ndodhen në Shqipëri.

Një ngarkesë e konsiderueshme droge prej 1.2 ton kanabis është bllokuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë në Qafë Botë, pasi ishte ngarkuar në një rulo në vendin tonë.
Sasia e drogës ishte e paketuar në muret e brendshme dhe shasinë e rulotit, në bordin e së cilës udhëtonin një çift turistësh, identiteti dhe shtetësia e të cilëve nuk bëhen publike.

Departamenti i Antidrogës së Athinës, ka thënë se dy personat e arrestuar, një mashkull dhe një femër, kishin ngarkuar lëndën narkotike në Shqipëri, dhe sapo kaluan në doganën Qafë Botës, më 7 mars janë gjurmuar dhe mbajtur në ndjekje për më shumë se 24 orë.
Mëngjesin e të hënës, policia ndërhyri dhe sekuestroi lëndën narkotike, konkretisht, 1 ton e 145 kg marijuanë, 68 kg hashash çokollatë dhe 918 gramë vaj hashashi.

Dy personat janë marrë në pyetje nga policia pas arrestimit dhe kanë pohuar se sasine e lëndës narkotike do ta dorëzonin drogën në Turqi, ku edhe do të ngarkonin heroinë, të cilën do ta kthenin pas me qëllim dorëzimin e saj në jug të Italisë.

Policia greke në një deklaratë për median lidhur me këtë aksion, tha se ka zbardhur skemën e trafikut të drogës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen edhe arrestime në Shqipëri.

Shefi i Antidrogës së Atikës, ka bërë me dije se anëtarët e kësaj organizate të trafikut të drogës ndodhen në Shqipëri.
Gjykata greke ndërkohë ka vendosur ti mbajë në qeli dy të arrestuarit deri në përfundim të hetimeve.

Vlera me të cilën droga do të shitej në treg përllogaritet në 1 milionë e 730 mijë euro.

Artikulli paraprakGODITI POLICIN E RRUGORES, ARRESTOHET 50-VJEÇARI
Artikulli tjetërGJYKATA E APELIT LIRON TURKUN SELAMI SIMSEK