Kjo është Sema Baculi, një grua pensioniste në fshatin Golem në Shkodër e cila është e detyruar të marrë ushqimet me listë sepse paratë e pensionit nuk i dalin. E moshuara ka edhe një bagëti duke qenë se nuk ka rrugë tjetër për të mbajtur frymën gjallë. Ushqimet që blen me listë janë të pakta për shkak të varfërisë.

Edhe shumë banorë të tjerë të Golemit në Shkodër marrin ushqimet me listë në dyqanin e fshatit pasi nuk kanë të ardhura. Sadije Çinarja është edhe ajo pensioniste që shpesh herë shkruan emrin në listë.

Sanije Kodra është pensionistja e tretë që takojmë në fshat e cila tregon se tashmë jetesa është e papërballueshme dhe po ashtu merr ushqimet me listë.

Shpresim Duli, 66 vjeç është shitësi në fshatin Golem i cili lejon bashkëfshatarët e tij që të marrin ushqimet me listë duke ditur varfërinë e tyre. Shpresimi thotë se borxhi në një muaj shkon deri në 300 mijë lekë të vjetër.

Ka prej atyre që prej vitesh janë në borxh dhe Shpresimi e di se nuk mund ti marrë më ato para ashtu siç në raste festash disa prej borxheve ia fal bashkëfshatarëve.

Vetë 66 vjeçari është një invalid i bërë operacion tre herë por është i detyruar që të punojë për të mbajtur familjen.

Në shumë prej dyqaneve të Shkodrës por edhe në njësitë administrative qytetarët detyrohen që të blejnë me listë ushqimet për shkak të pamundësisë ekonomike.

 

Artikulli paraprakFINALIZOHET ME SUKSES PROJEKTI “YEEP SHKODRA”
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETARI KËRKON TË DREJTËN PËR PRONËN