Projekti “Yeep Shkodra” I financuar nga Ministria Federale Gjermane dhe mëbshtetur nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, I cili përqëndrohet në prespektivat e përmriësuara të punësimit dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës të të rinjve në disavantazh që jetojnë në rrethana të pafavorshme, në bashkinë Shkodër dhe Malësi e Madhe. Kastrio Faci, drejtues I “The Door” tregon se ky projekt ishte ndyrshe nga aktivitetet e tjera.

Valbona Tula, drejtore rajonale e shërbimit social Shkodër vlerëson mbështetjen që I është dhënë të rinjve në vështirësi për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

Marian Lukani, përfaqësues I qendres rinore “Arka”, I cili ka bashkëpunuar ngushtë me “The Door” për implemetimin e këtij projekti thotë se gjatë kësaj periudhë të rinjtë janë lidhur edhe më tepër me vendin e tyre, pasii I janë ofruar kushtet e nevojshme për të jetuar dhe punuar.

Projekti I cili është zbatuar nga maji I vitit 2020 kulmoi me realizimin e një filmi suksesi që pasqyron hapat e fillimit të projektit dhe arritjet që janë realizuar përmes aktiviteteve të zhvilluara. Gjatë viteve 2020 – 2022 janë realizuar trajnime për aftësi për jetën dhe punën për 64 të rinj, janë ofruar kurse profesionale për 11 të rinj, praktike pune në biznese për rreth 40 të rinj dhe punësim për më shumë se 6 muaj për 33 të rinj pjesë e këtij projekti. Kjo mundësi ka bërë që të rinjte të zgjedhin një orientim për veten dhe të ardhmen e tyre.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHËNDETËSIA: U RRIT NUMRI I DUHANPIRËSVE
Artikulli tjetërGOLEM, NË “LUFTË” PËR BUKËN E GOJËS