Prej më shumë se 30 vitesh një prej rrugëve të fshatit Golem në njësinë administrative Rrethina, vazhdon që të jetë totalisht e amortizuar. Situata vështirësohet më shumë gjatë stinës së dimrit duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë aks. Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë që të ndërhyhet por ende nuk është marrë asnjë masë edhe pse premtimet janë bërë çdo fushatë elektorale.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për të kryer rikonstruksionin e rrugës.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBRËMJA LETRARE PËRMBYLL “TETORIN GJERMAN”
Artikulli tjetërRAMA VIZITON QENDRËN TURISTIKE TË VERMOSHIT: KEMI TRANSFORMUAR RRËNJËT E SË SHKUARËS