Mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Golem, të njësisë administrative Rrethina vazhdon të mbetet problematika më e madhe që banorët në këtë zonë kanë. Pavarësisht shërbimeve të tjera të ofruara nga institucionet përgjëgjëse, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm

në banesa është një fakt I pajustifikueshëm sipas banorëve duke marrë parasysh që jemi në stinën më të nxehtë të vitit, ku nevoja për ujë është më e madhe.

Në këtë zonë, pas më shumë se 20 vitesh ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit që do t’I japë zgjidhje problemit me ujin e pijshëm në njësinë administrative Rrethina. Deri në përfundimin e plotë të punimeve,

banorëve në këtë zonë u duhet të sigurojnë ujin nga puset e komshinjve apo edhe ta blejnë atë në pika të ndryshme tregtare në qytetin e Shkodërs, fenomen I cili përkthehet në kosto të lartë në fund të muajit.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA KU NUK U INVESTUA ASNJËHERË
Artikulli tjetërKAÇINAR, BANORËT TAKIM ME PËRFAQËSUES TË “ECO ALBANIA”