Banoret e Kaçinarit ne Mirdite dhe te fshatrave per rreth vijone ti qendrojne besnik kauzes per ndertimin e Hec-eve. Nje perfaqesi e banoreve u takuan me perfaqesuesi te ECO ALBANI per menyren dhe procedurat e me tejshme qe duhet te ndjekin banoret per mbrojtjen e pasurise se tyre.

Kauzes i jane bashkuar edhe emigrantë te cilet do i mbeshtesin me cfare te jete e mundur , ndersa problemi i HEC-eve eshte bere problem edhe jashte. Banoret kane kerkuar qe ceshtja te shkoje edhe ne gjykate.

Banoret kane qene te vendosur edhe per te bere nje peticion per shkarkimin e kryepleqve te fshatrave dhe Administratorin e Kaçinarit si te lidhur ngusht me kete çeshtje

Perfaqesuesi i “ECO ALBANIA” Olsi Nika tha se banoret do te ndjekin rruget ligjore qe te mund te gjejne nje zgjidhje per kauzen qe kane.

Pak dite me pare banoret e Kaçinarit ne Mirdite perzune perfaqesuesit e firmes “Shperdhaza Energji” nga zone per te mos lejuar ndertimin e HEC-ve. Prej disa muajsh banoret e fshatrave qe preken nga Ndertimi i HEC-ve, kzhvilluar preotesta te ndryshme kunder shfrytezimit dhe marrjes se ujit si e vetmja pasuri qe ju ka mbetur.

Artikulli paraprakGOLEMI, FSHATI “I THARË” PËR UJË
Artikulli tjetërPRESIDENTI META KRITIKA MAXHORANCËS DHE OPOZITËS