Gomonia me 1.5 ton drogë kapet në Itali. Prangosen 2 skafistët

Një ton e gjysëm marijuanë është sekuestruar në Termoli të Italisë, ndërsa në pranga janë vënë dy skafistë shqiptarë. Bëhet fjalë për një gomone të nisur nga Shqipëria e të mburritur në Itali. Ka qenë një aksion i Guardia di Finanza e Termolit që ka vënë kapur drogën dhe ka vënë në pranga edhe skafistët. Aksioni është bërë gjatë mesnatës së ditës së djeshme dhe të sotme. Gjatë një kontrolli rutinë, motovedeta e Guardia di Finanzas kishte vënë re një gomone oqeanike që po largohej me shpejtësi, sapo kishin pasur kontakt. Menjëherë ka nisur një ndjekje e gjatë në det, e cila ka përfunduar me bllokimin e gomones dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë. Gomonia është dërguar në portin e Termolit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhjetëra pako të mbushur me drogë. Menjëherë janë vënë në pranga dy skafistët shqiptarë dhe mjeti e droga u sekuestruan.

Artikulli paraprakRASTI “ÇELIKU”, REAGON INSPEKTORIATI I PUNËS
Artikulli tjetërVERSIONE TE NDRYSHME TE POLICISE SHQIPTARE E ITALIANE PER DROGEN E KAPUR