Versione te ndryshme te policise shqiptare e italiane per drogen e kapur ne Itali

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gomonen me drogë të kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Termoli, Itali. Pas kapjes së mjetit, Policia e Shtetit thotë se ky operacion është i përbashkët me Italinë, por në njoftimet e medieve vendase nuk përmendet fare policia shqiptare. Policia shqiptare thotë se autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, ndërsa policia italiane raporton se është kapur 1.5 ton drogë. U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare. Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik. Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1ton 185 kilogramë marijuanë. Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë: – Rr. A. 30 vjeç – A. I. 44 vjeç Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.

Artikulli paraprakGOMONIA ME 1.5 TON DROGË KAPET NË ITALI. PRANGOSEN 2 SKAFISTËT
Artikulli tjetërSHOFERIT I VJEDHIN MAKINËN PARA SYVE