Shkodër

Godasin dhe vjedhin me dhunë një shtetas, arrestohen në kohë rekord nga Policia

Më datë 16.03.2018, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. Sh., 17 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.

Xh. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër

Gj. K., 17 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të një bar-restoranti, në lagjen “Ndoc Mazi”, kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetasit V. Rr., 15 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakVIJOJNË LARGIMET, 4 KËSHILLTARË TË LSI NË VLORË KALOJNË ME PS
Artikulli tjetër17 YJET QË MUND T’I MUNGOJNË KUPËS SË BOTËS