Një shqiptar, i njohur si O. Allkja, 47 vjeç, është arrestuar nga policia italiane, pasi për të disatën herë, është kapur duke vjedhur në kishë.

Allkja, një i papunë, rezident në Bagnatica, gjithmonë pendohej për krimet e tij të vogla në kishë, por duket se këtë radhë nuk do ti shpëtojë lehtë prangave.

Ai u kap në flagrancë në një kishë në Schilpario me një metër të vogël me zamkë të cilin e përdorte si karrem për të tërhequr kartmonedhat në kutinë e kishës, aty ku besimtarët linin lëmoshën e tyre.

Kartëmonedhat binin në grackë dhe më pas përfundon në xhepin e grabitësit.
Pesë vite më parë Allkja kishte bërë të njëjtën gjë edhe në një kishë në Milano.

Që nga ajo kohë karabinierët e kishin në vëzhgim të vazhdueshëm.

Artikulli paraprakVIHEN NËN HETIM ZYRTARËT E LARTË TË POLICISË NË LIBRAZHD E ELBASAN, LEJUAN MBJELLJEN E KANABISIT
Artikulli tjetërJETA E ANGELINA JOLIE NË RREZIK,U GJET BOMBË E PASHPËRTHYER PRANË SAJ