Bedri Hasanaj shef komisariati në Librazhd, Armand Koni shefi krimeve dhe një numër i madh drejtuesish në komisariatin e policisë Librazhd dhe drejtorinë e Policisë së Elbasanit janë vënë nën hetim se kanë neglizhuar dhe shpërdoruar detyrën duke lejuar mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren në Librazhd.

ShÇBA prej javësh ka nisur hetimet dhe dosja është dërguar për hetim në prokurorinë e Elbasanit.

Sipas burimeve në dosje ka dëshmi që rëndojnë pozitën e zyrëtrve të lartë të policisë në Librazhd, madje dhe se personat që janë të pa identifikuar që kanë mbjellë lëndën narkotike kanë paguar 50 mijë euro tek zyrtarët, ky mbetet ende një informacion paraprak pasi prokuroria po punon për mbledhjen e sa më shumë provave në lidhje me këtë skandal.

Artikulli paraprakPROTESTA NË BARCELONË, DIGJEN FOTOGRAFITË E MBRETIT
Artikulli tjetërGRABISTE KISHAT,ARRESTOHET SHQIPTARI