Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Laprakë, Tiranë. Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në ambientet e Postës dhe duke kanosur dy punonjëse, ka grabitur nga arka rreth 30 mijë lekë të reja.

Autori është larguar brenda pak minutash nga Posta dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policisë nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Postës dhe disa bizneseve përreth të cilat janë sekuestruar nga policia. Blutë kanë ngritur disa pika kontrolli në dalje të Tiranës për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.

Policia:Rreth orës 15:50, në rrugën ‘Dritan Hoxha’, tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30.000 lek punonjëses së sportelit të postës”, shtuan të njëjtat burime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit si dhe janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës, njoftoi Policia. Gjithashtu po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike.

Artikulli paraprakTEUTA-VLLAZNIA, NJË NDESHJE QË LA SHIJE TË HIDHUR
Artikulli tjetërJOHANNES HAHN : REKOMANDIMI PËR SHQIPËRINË ËSHTË I JUSTIFIKUAR