Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit te të drejtat e njeriut. Rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar.

Kemi parë rezultate të prekshme në Vetting dhe në reformën në drejtësi. Vendimi është marrë në bazë të analizës faktike. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë shumë në dy muajt e fundit. Tashmë i takon këshillit për të vendosur. Përgëzoj partnerët për këtë punë të suksesshme, por nuk ka kohë për vetëkënaqësi.

Raporti është i rëndësishëm, faktit dhe pozitiv për Ballkanin, por nuk ka rrugë të shkurtra për në BE, gjithkush që punon duhet që të shpërblehet. Zgjerimi nuk është një nder që bëjmë, por në interesin e unionit për të krijuar stabilitet, përmes mundësive për qytetarët e Europës dhe kompanitë. Do të shohim që të kemi arritje konkrete në samitin e Sofjes.

Papunësia te të rinjtë është një burim shqetësimi, pasi janë kandidatët e parë për t’u radikalizuar. Turqisë i kemi bërë thirrje për të kthyer trendin, pasi mbetet një partner strategjik dhe në këtë kontekst lavdëroj përpjekjet për të ndihmuar refugjatët sirianë.

Jemi këtu për të ndihmuar dhe për t’u dhënë informacione shtesë. Mendoj që është po kështu me rëndësi që të punojmë bashkë me shtetet anëtare për t’u shpjeguar qytetarëve tanë përfitimet me zgjerimin e BE, pasi ka hezitim.

Pashë në një vend në një sondazh, që kishte një rritje përsa i përket sondazhit, por analiza është për shkak të faktit se edhe me presidencën austriake ka një ndërgjegjësim më të madh për këtë cështje.

Artikulli paraprakGRABITET FILIALI I POSTËS, AUTORI I MASKUAR DHE I ARMATOSUR
Artikulli tjetërHAPJA E NEGOCIATAVE, RAMA: NUK ËSHTË DHURATË NGA BE, MIRËNJOHJE PARAARDHËSVE