Policia ka publikuar pamjet e grabitjes së një karburanti të ndodhur në Novoselë të Vlorës, ndërsa policia thotë se ka ndaluar autorin e dyshuar.

Grabitja me armë e maska ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:53, në mbikalimin e Novoselës.

Një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.

Menjëherë shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.

I fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes, shtetasi: Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat.

Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky person para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y. B., ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.

Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë:
Armë zjarri Automatik – Kallashnikov;Kapuçi, që përdori për maskim;Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro.

Kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

Artikulli paraprakPANIK NË FLUTURIM, 200 SHQIPTARËT RREZIKOJNË JETËN NË AVION
Artikulli tjetërBLLOKOHET KALIMI NË ANËN GREKE TË DOGANËS SË KAKAVIJËS