Në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur nën kërcënimin e armës një pikë karburanti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” rreth orës 04:00, ndërsa autori ka qenë i vetëm, i maskuar dhe armatosur.

Ai ka kërcënuar rojën duke i marrë 2 mijë lekë, që kishte nga xhiroja, ndërsa më pas është larguar me shpejtësi. Por policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së karburantit, ndërsa ka marrë edhe dëshminë e rojës për të identifikuar autorin.

Në muajt e fundit janë grabitur disa pika karburanti në qytetin e Fierit.

Artikulli paraprakGJOBA PRINDËRVE QË LEJOJNË FËMIJËT TË KONSUMOJNË PIJE ENERGJIKE
Artikulli tjetërTHIKA E BOMBA, GJETJE TË ÇUDITSHME NË LUMENJTË BRITANIKË