Grabitja 3.2 mln $, policia kap katër autorët në Vorë e Prezë

Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë a rrestuar katër persona të dyshuar si grabitësit e 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar mesditën e të enjtes së kaluar. Policia e Shtetit po zhvillon një operacion masiv në zonën e Vorës prej orës 14:00 të kësaj të marte, për kapjen e autoreve te grabitjes së shumës monetare 3.2 mln $ të bankës në rrugën e Rinasit. Operacioni masiv po kryhet nga ajri dhe toka nga forcat e RENEA, FNSH dhe Policisë së Tiranës. Operacioni u zhvillua në një bllok pallatesh në Vorë, pas informacioneve se autorët janë fshehur në atë zonë dhe kanë banuar në një apartament për disa ditë pas grabitjes. Pas zbulimit të apartamentit, RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar imtësisht një hyrje në katin e pestë për gjetjen e provave dhe mësohet se policia ndodhet pranë identifikimit të katër grabitësve. Policia shpresonte që t’i kapte autorët në këtë apartament, por ata janë larguar më herët. Mësohet se dy prej autorëve të dyshuar janë arrestuar në një apartament në Vorë, ndërsa dy të tjerët në Fushë Prezë. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë, pas provave të gjetura nga Policia e Shtetit. Të gjitha sendet e gjetura në apartamentin e bastisur nga policia në Vorë, kanë çuar në zbulimin e grabitësve të 3.2 milionë euro në Qafë Kashar të enjten e kaluar. Ky operacion i policisë së Shtetit po ndiqet nga Drejtori i Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa. Pak ditë më parë një grup i armatosur arriti që të grabiste dy blinda të policisë private që po transportonin 3.2 mln $ të një banke të nivelit të dytë. Deri tani është vetëm një person nga Lushnja i ndaluar për ngjarjen. “Golfi” që tradhtoi grabitësit Një “Golf” i vjedhur i përdorur nga grabitësit pas djegies së automjeteve në Urën e Limuthit, ka çuar në identifikimin e tyre. Kamerat e bizneseve në Vorë kanë fiksuar automjetin tip “Golf” me të cilin kanë udhëtuar grabitësit nga Ura e Limuthit në Vorë. Ata kanë përdorur “Golfin” pasi i vunë flakën dy automjeteve tip “Jeep” dhe “Chevrolet”. Autorët kanë banuar për disa ditë në një kompleks banimi në Vorë, ndërsa janë larguar prej atyre disa minuta përpara se të mbërrinte policia. Policia ka rënë në gjurmët e grabitësve pas një hetimi të thellë në zonat pranë vendit ku ndodhi grabitja. Vora dhe Fushë Kruja cilësoheshin si zonat e mundshme ku mund të fshiheshin grabitësit dhe në funksion të zbardhjes së kësaj ngjarje. Grabitja 3.2 mln $, lokalizohen autorët, policia rrethon pallatin Katër autorët e dyshuar si autorë të grabitjes së 3.2 milionë euro në Qafë Kashar, janë dërguar në ambientet e policisë së Tiranës. Ata u ndaluan gjatë aksionit masiv të Policisë së Shtetit, Forcave RENEA dhe FNSH-së në Vorë dhe Fushë Prezë. Në një kohë kur RENEA dhe FNSH-ja vijojnë aksionin për kapjen e katër grabitësve të 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thërritur në një takim urgjent drejtuesit e policisë së shtetit. RENEA dhe FNSH kanë arrestuar në Vorë, 2 persona të dyshuar si grabitësit e 3.2 milionë dollarërë dhe dy të tjerë në Prezë. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë, pas provave të gjetura nga Policia e Shtetit. Të gjitha sendet e gjetura në apartamentin e bastisur nga policia në Vorë, kanë çuar në zbulimin e grabitësve të 3.2 milionë euro në Qafë Kashar të enjten e kaluar. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e grabitjes spektakolare në Qafë Kashar mesditën e të enjtes së kaluar. Policia nuk bën të ditur emrat e autorëve për arsye të hetimeve. Janë gjetur gjurmë të autorëve te makinat e djegura si dhe te apartamenti i bastisur nga policia këtë të martë. RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar imtësisht apartamentin ku dyshohet se kanë qëndruar katër grabitësit e 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar. Grupi hetimor ka mbledhur provat e gjetura në apartament. Policia shpresonte që t’i kapte autorët në këtë apartament, por ata janë larguar më herët në drejtim të Fushë Krujës. Kamerat e bizneseve aty pranë kanë fiksuar automjetin tip “Golf” me të cilin kanë udhëtuar katër grabitësit. Ndërkohë, mësohet se makina në fjalë rezulton e vjedhur. Katër autorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar, i vunë flakën dy automjeteve tip “Jeep” pranë Urës së Limuthit, pak kilometra nga vendi i ngjarjes. Nga aty, burime pranë Policinë bëjnë me dije grabitësit janë larguar me një automjet tip “Golf” në drejtim të Vorës. Ata kanë qëndruar disa ditë në një apartament në këtë qytet. Për të humbur gjurmët, mësohet se katër grabitësit janë zhvendosur nga Vora në Fushë Krujë, ku mendohet se fshihen edhe momentalisht. Forcat RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar një pallat në Vorë ku dyshohet se fshihen grabitësit. Policia ka bastisur katin e pestë të apartamentit. Policia e Shtetit, RENEA dhe FNSH kanë nisur në këto momente një operacion masiv për kapjen e katër grabitësve të 3.2 milionë dollarë javën e kaluar në Qafë Kashar. Mësohet se autorët e grabitjes fshihen në qytetin e Vorës.

Artikulli paraprakSHFAJËSIMI I “HAKMARRJES”, KLD HETIM GJYQTARËVE
Artikulli tjetërZBARDHJA E GRABITJEVE TË MILIONA EUROVE, TAHIRI: POLICIA NË KRYE TË DETYRËS