Arrestohet autori i grabitjes në Memaliaj disa ditë më parë.
Burime bëjnë me dije se Ilirjan Korbi, 29 vjeç, banues në Paskuqan, u vu në pranga nga policia e Shkodrës.

Ai u ndalua në pranga paraditen e sotme rreth orës 10.
Burime policore thanë se ai kishte disa ditë që qëndronte në Shkodër.

I arrestuari, ishte shpallur në kërkim, pasi një javë më parë, ai dhunoi dhe grabiti dy të moshuar, në dyqanin e tyre në Memaliaj.

Mustafa Mustafai i cili u dërgua në spitalin e Gjirokastrës pasi kishte marrë një plagë në kokë, tha se, pak para ngjarjes,

ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij me qytën e pistoletës ku punonte si kambist me bashkëshorten e tij Thëllëze Mustafai 67 vjeçe. Të dy morën plagë të rënda.

Burri 70 vjeçar dhe bashkëshortja pasi morën ndihmën mjekësore në spital u larguan për në shtëpi. Shuma e grabitur sipas policisë është 500 mijë lekë të vjetra dhe një telefon.

Artikulli paraprakPRANGOSEN DY GRABITËS SHQIPTARË, PERLESHEN ME POLICET GJATE ARRESTIMIT
Artikulli tjetërBASHKIM FAMILJAR NË ITALI? JA ÇFARË DUHET TË DINË SHQIPTARËT