Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë 23 vjecarë banues në qytetin e Altamurës në provincës e Barit me akuzën e grabitjes me armë.
Në shtator të 2017 ata kanë grabitur 3 biznese në Altamura duke i kërcënuar pronarët e tyre me armë zjarri.
Bizneset e grabitura janë një furrë buke, një dyqan artikuj shtëpiak e një biznes tregtimi cigaresh.
Sipas policisë italiane dy shqiptarët e arrestuar janë dhe autorët e grabitjes së 16 shtatorit të 2017 në një supermerkatë në qytetin e Andrias.
Arrestimi i tyre u bë i mundur falë një hetimi prej një viti e falë imazheve të telekamerave të sigurisë të pozicionuar brenda bizneseve të grabitura.
Dy të rinjtë shqiptarë aktualisht ndodhen në burgun e Barit në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë italiane.