Gramoz Ruçi është kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. I propozuar nga Partia Socialiste, Ruçi ka marrë plot 80 vota nga 74 vota që ka Partia Socialiste në Parlament. 40 deputetët kanë votuar kundër dhe një abstenim.

Deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votim. Ruçi ishte kandidatura e vetme e propozuar nga Partia Socialiste dhe votimi pritet pa shumë surpriza. Dy partitë e mëdha në opozitë, Partia Demokratike dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shprehur votën e tyre kundër kandidaturës.

Ndërkohë, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk po marrin pjesë në votim, duke e bojkotuar atë. Ndryshe, deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë votim. Nga jashtë, një grup ish-të përndjekurish politikë protestojnë përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë, duke kundërshtuar zgjedhjen e Gramoz Ruçit në postin e Presidentit të Republikës.

Protesta po vijon paqësisht. Ruçi akuzohet nga demokratët si ish-ministër i Brendshëm i periudhës së diktaturës komuniste. Gramoz Ruçi ka drejtuar Ministrinë e Brendshme në fillim të viteve 1990, kur sistemi komunist kishte nisur rënien e tij.

Më herët në nisje të seancës, deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë bënë betimin e tyre, duke nisur zyrtarisht detyrën.

Artikulli paraprakRAMA SHTRËNGIM DUARSH ME BASHËN NË PARLAMENT
Artikulli tjetërMETA DEKRETON RAMËN SI KRYEMINISTËR, FLET KREU I QEVERISË