Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë.

Dekreti hyn menjëherë në fuqi, ndërsa ditën e hënë më datë 11 shtator në ora 10:00, siç njoftoi kryetari i ri Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri do të shpalosë para deputetëve programin qeverisës. Rama: Sot ne startuam me drejtimin e ri të Kuvendit dhe ambicia jonë është që Kuvendit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur 4 vjet nga një gjendje kaosi permanente dhe shkelje të rregullores së miratuar me konsensus.

E rëndësishme është që në Kuvend ne të sjellim një frymë të re brenda logjikës normale të funksioneve të kundërta, sepse në fund fare jemi këtu për t’u ballafaquar dhe ndeshur për programe dhe vizione të kundërta dhe në fund fare është e rëndësishme është që t’u japim shqiptarëve një shembull pozitiv për ta dhe t’u kursejmë një shfaqje të përjavshme banaliteti. Rama flet edhe për rrjedhjen e votave nga opozita gjatë votimit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.

Rama: Unë do ta mirëkuptoja qëndrimin tonë të aleatëve të deridjeshëm sepse nuk kanë dashur të kenë rrjedhje votash. Besoj është një zgjedhje pragmatike për të mos pasur rrjedhje votash. Në fund far enuk ka rëndësi sa vota më shumë sa vota më pak. Rëndësi ka që ne të kryejmë atë për të cilën njerëzit na kanë sjellë.

Detyra jonë është të udhëheqim dhe të punojmë për të adresuar kaq shumë gjëra sa shqiptarët duan. Detyra e opozitës është që të kritikojë, të na godasë por edhe të japë alternativë. Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë. E falënderoj Presidentin e Republikës për shpejtësinë me të cilën ka reaguar duke e bërë të lehtë nga pikëpamja procedurale rrugën deri ditën e hënë.

Rama u pyet nëse do të vazhdonte të bashkëpunonte me opozita, duke deklaruar se pret të shohë nëse marrëveshja e 18 majit është gjallë apo ka vdekur.

Rama: Në radhë të parë më duhet të shoh nëse marrëveshja është gjallë apo ka vdekur. Dhe me thënë të drejtën sot qëndrimi i PD ka qenë korrekt, institucional dhe do të thosha është një shenjë pozitive. Si do të vazhdojë mbetet për t’u parë pa pasur iluzionin se do të ketë paqe politike në filizin e brishtë të ullirit të paqes që kemi vendosur më 18 maj, por duke shpresuar që atë filiz ta ushqejmë në funksion të Shqipërisë dhe shqiptarëve për ato aspekte që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta të tyre. Nëse PD do të jetë e ashpër kjo nuk do të thotë se marrëveshja ka vdekur, por nëse do të shkelen principet e asaj marrëveshje, kjo është diçka tjetër. Unë nuk jam as optimist dhe as pesimist. Kam kuriozitet të shoh se si do të sillet opozita e dalë me një rezultat negativ.

Artikulli paraprakGRAMOZ RUÇI KRYETAR KUVENDI ME 80 VOTA PRO
Artikulli tjetërRAMUSH HARADINAJ ZGJIDHET KRYEMINISTËR I KOSOVËS