Grekja në makinë me 4-vjeçarin e 104 kg kanabis, pranga edhe shqiptarëve

Një sasi prej më rreth 104 kg kanabis është konfiskuar nga policia greke në një automjet në Kalpaki, ku dy gra të reja po udhëtonin në drejtim të Pireut bashkë me djalin e njërës prej tyre 4 vjeçar. Policia ndaloi mjetin në orët e para të mëngjesit një automjet jo shumë larg kufirit me Shqipërinë. Makina drejtohej nga një 33 vjeçare, ndërsa pasagjer ishte një 20 vjeçare dhe fëmija i vogël. Gratë i thanë policisë se kishin marrë kanabisin në një rrugë rurale në Kalpaki, ndërsa policia nisi menjëherë aksionin për të kontrolluar zonën. Bashkë me 33 vjeçaren greke, janë arrestuar edhe dy burra shqiptarë përkatësisht 26 dhe 21 vjeç, të cilët po udhëtonin me një automjet tjetër që kishin transportuar lëndën narkotike. Droga dhe dy automjetet janë konfiskuar nga policia. hetimet po zhvillohen nga departamenti i narkotikëve të Janinës.

Artikulli paraprakNE SHQIPERI 1 NË 10 FËMIJË NË ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Artikulli tjetërDOPINGU ,1000 SPORTISTË TË PËRFSHIRË NË PROGRAMIM SHTETËROR TË MASHTRIMIT