1 në 10 fëmijë në Shqipëri me aftësi të kufizuara. Paragjykimet, prindërit s’raportojnë problemet e fëmijëve

 

Studimi i parë kombëtar për prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët në Shqipëri, tregon se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10 %, ka të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim. Ndërsa numri i fëmijëve i identifikuar nga komisionet shtetërore si fëmijë me aftësi të kufizuar është vetëm 4 %. Ky është studimi i parë kombëtar që bën publike një realitet të ri të zhvillimit të fëmijëve në vendin tonë nga 2 deri në 17 vjeç. Toni Gogu, drejtori kombëtar i World Vision shpjegoi se fëmijët që kanë zhvillim të thelluar janë disa herë më se ata që trajtohen nga ana e Shërbimit Social Shtetëror. Paaftësia fizike, intelektuale dhe emocionale, nuk janë problemet e vetme për këta fëmijë dhe familjet e tyre. shpesh prindërit nuk i ndjekin klinikisht fëmijët e tyre vetëm si pasoje e paragjykimit. Studimi bazohet në instrumentet matës të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe përfshin fushat biopsikosociale të zhvillimit të fëmijës.

Artikulli paraprakÇMIMET E USHQIMEVE DHE PIJEVE JOALKOOLIKE JANË RRITUR ME 3,2 %
Artikulli tjetërGREKJA NË MAKINË ME 4-VJEÇARIN E 104 KG KANABIS, PRANGA EDHE SHQIPTARËVE