Greku ndalohet në kufi, kishte fshehur në trup mijëra Euro

 

Ai u ndalua në doganën e Rinasit, në tentativë për të ikur drejt vendit të tij. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një ditë më parë është ndaluar në Rinas greku me inicialet Ch. I., 50 vjeç. Të njëjtat burime thanë se ai është ndaluar sepse nuk kishte deklaruar një shumë të konsiderueshme parash që po i kalonte nëpër doganë. “Gjatë kontrollit atij i janë gjetur në trup dhe në çantën e dorës 10 mijë Euro dhe 275 mijë lekë, të pa deklaruara”, thanë për SYRI.net burime nga Policia e Tiranës. Këto para të sekuestruar në doganë e Rinasit, janë sekuestruar si prova

Artikulli paraprakAKU BLLOKON 26 TON MISH PULE NGA BRAZILI,KISHIN BAKTERIN SALMONELE
Artikulli tjetërYEE ME GAZETARËT: ZGJEDHJET DHE VETTINGU, LEGJITIME EDHE PA PD