Një 44-vjecar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi.

Shqiptari ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Identiteti i shqiptarit të ekzekutuar nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë as për autorët e krimit.

Por mësohet se shqiptari ishte i njohur në këtë lokal dhe mbante nofkën “burri i shëndoshë”.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, si ajo e një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës.

Kjo është vrasja e 5-të me viktima shqiptarë në shtetin fqinj në harkun kohor të një muaji. Ndërkohë një i ri shqiptar është dhunuar vetëm 2 ditë më parë, barbarisht, në burgjet greke.

Artikulli paraprakPROTESTA/ STUDENTËT NDRYSHOJNË SKENARIN, SOT MBLIDHEN PËRPARA PARLAMENTIT
Artikulli tjetërUDHËTIMET, ZBULONI SA SHTETE MUND TË VIZITOJNË PA VIZË SHQIPTARËT