Në ditën e 10-të të protestës, studentët kanë ndryshuar skenarin. Ata sot do ta spostojnë protestën nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit përpara Kuvendit, ku paralelisht do të zhvillohet seanca plenare.

Sipas njoftimit të Këshillit Studentor, grumbullimi i studentëve do të bëhet nëpër fakultetet e tyre njësoj si çdo ditë në orën 08:30 deri në 09:30 dhe më pas do të nisë marshimi drejt Parlamentit.

Në orën 10:00 pritet të nisë protesta përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ata do të qëndrojnë aty, siç njoftojnë paqësisht, derisa Kuvendi të mbyllë punimet dhe më pas protesta do përshkallëzohet përpara Kryeministrisë.

“Protesta duhet të vazhdojë paqesisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur”.


Studentët kanë protestuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme përpara Kuvendit dhe Ministrisë së Arsimit. Ata i kanë adresuar qeverisë një listë me tetë kërkesa, ndërsa kanë paralajmëruar se pa realizimin e tyre nuk do të tërhiqen nga protesta.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ofruar më shumë sesa studentët kanë kërkuar, por për realizimin e tyre ka ftuar studentët në dialog, ftesë e cila vijon të refuzohet nga ata.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRJA BRITANIKE I MBIJETON VOTËS SË MOSBESIMIT
Artikulli tjetërGREQI/ EKZEKUTOHET SHQIPTARI ME BRESHËRI PLUMBASH, MBANTE EPITETIN ‘BURRI I SHËNDOSHË’ (VD)