Greqi, shqiptari arrestohet me kanabis prej 200 000 eurosh

Një shqiptar i cili punonte në një klub nate, u arrestua nga polica greke për kultivim të kanabis. Policia gjeti një plantacion me rreth 73 bimë lëndë narkotike. Policia i gjeti 34 vjeçarit edhe një sasi prej 3 kg kanabis. Përfitimi financiar nga shitja e të gjithë lëndës narkotike i sillte shqiptarit 200 mijë euro. operacioni u zhvillua në juglindje të Atikës. Veprimtaria kriminale organizohej në grup, pasi në të ishin përfshirë edhe shqiptarë të tjerë. Mediat greke shkruajnë se shqiptarit i janë gjetur edhe disa kavanoza, ku ishin 270 fara kanabis, një peshore elektronike, 11 telefona celularë, 6 radio komunikimi. Parcela me kanabis ishte vendosur prapa shtëpisë. Lënda narkotike kishte një gjatësi mbi në 2 metra. Dosja hetimore ndaj shqiptarit u dërgua pranë Prokurorit të Athinës.

Artikulli paraprakKOSOVE,DY ZYRTARE TE MINISTRISE SE JASHTME PERPLASEN FIZIKISHT
Artikulli tjetërKONFLIKTI NË SIRI; SHBA-RUSI ARRIJNË MARRËVESHJEN E PAQES