Disa zona në qytetin e Aleksandroupolit në Greqi janë përfshirë nga flakët ditën e sotme, teksa shteti fqinj vijon betejën me zjarret në një tjetër rajon.

Sipas mediave greke flakët po favorizohen nga i nxehti dhe erërat e forta dhe vetëm ditën e nesërme pritet që të dobësohen, edhe pse forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për të shuar zjarret.

Mësohet se flakët në Aetochori dhe fshatin Pefka kanë mbërritur në banesat e para ku janë shkaktuar dëme materiale si në shtëpi ashtu edhe në makina. Po ashtu zjarri ka arritur edhe në fshatin Agnadia pranë shtëpive. Mësohet se deri më tani janë evakuar 8 vendbanime, për të shmangur pasojat në jetë njerëzore.

Artikulli paraprakRAMA URON PËR DITËLINDJE ISH-PRESIDENTIN BILL CLINTON
Artikulli tjetërVAKSINIM ME DETYRIM/ NË SHKOLLA, KOPSHTE DHE ÇERDHE TË MOS PRANOHEN FËMIJË TË PAVAKSINUAR