Infrastruktura e dobët rrugore, vazhdon të mbetet problem për qarkullimin e njerëzve në këtë zonë. Institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë prej vitesh për përmirësimin e situatës.

Me rritjen e temperaturave, kjo rrugë është më e vështirë për tu kaluar për shkak të prezencës së pluhurit. Nga ana tjetër, problem më i madh mbeten edhe mbeturinat inerte dhe urbane të cilat depozitohen në këtë zonë prej vitesh,

Një pjesë e konsiderueshme e bregut të liqenit është e ndotur dhe ka marrë pamjen e një kënete. Vetëm pak javë nga hapja e sezonit turistik, liqeni i Shkodrës duket se nuk është gati për të pritur vizitorë.

Ndërkohë, institucionet përgjegjësë nuk kanë marrë asnjë masë për ndërhyrjen dhe pastrimin e mbeturinave të cilat vazhdojnë të dëmtojnë edhe ekosistemin e liqenit më të madh në Ballkan.

Pavarësisht rëndësisë që ky liqen ka, duket se gjendja e tij do të vazhdojë të mbetet e tillë deri në momentin që insitucionet të ndërgjegjësohen për rëndësine dhe për të ndërmarrë largimin e mbeturinave inerte dhe urbane, po ashtu edhe për krijimin e një infrastrukture rrugore me standartet normale të qarkullimit të makinave.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-HANI HOTIT
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA FITON NDESHJEN E PARË TË PLAY OUT