Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani Hotit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetërn si shkak i një aksidenti të ndodhur. Si pasojë e aksidentit raportohet se nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale në dy mjetet e përplasura.

Menjëherë pas këtij aksidenti të ndodhur në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia vendore e Shkodrës duke nisur punën për hetimet paraprake të këtij aksidenti të ndodhur.

Një makinë ngjyrë e zezë tip Ëolsvagen me targë të Podgoricës të Malit të Zi PG TF 784 është përplasur me një mjet tip golf ngjyrë gri me targë AA 943 LZ. Në mjetin me targa malazeze ndodhej një familje shqiptare por që jeton në anën tjetër të kufirit duke shkuar nga Shkodra drejt Malit të Zi.

Në afërsi të fshatit Shtoj mjeti tip Golf i cili kishte brenda disa punonjës të një fabrike aty afër ka tentuar që të dalë nga një rrugë dytësore për t’u futur në rrugën kryesore. Kjo dalje e pakujdesshme por edhe shpejtësia mbi normat e lejuar e mjetit me targë të Podgoricës ka sjellë këtë aksident të ndodhur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi i ekspertizës për të nxjerrë shkaqet e plota. Kjo përplasje e dy mjeteve për disa minuta solli edhe trafik për shkak se mjetet duhej të kalonin vetëm në njërën anë të rrugës. Aksi nacional Shkodër-Hani Hotit vazhdon të mbetet një prej pjesëve më problematike sa i përket aksidenteve të ndodhura.

Edhe më përpara në këtë segment kanë ndodhur aksidente edhe me pasoja të rënda që vijnë si shkak i pakujdesisë dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga ana tjetër numri i aksidenteve në Shkodër mbetet një problem shqetësues shoqëruar me viktima apo të plagosur rëndë. Policia rrugore ka shtuar masat dhe gjobat e vendosura shoqëruar me heqjen e lejeve të drejtimit por sërish ndërgjegjësimi i shoferëve vijon të jetë jo shumë i lartë duke sjellë edhe këto aksidente.

Artikulli paraprakSHKODËR, BSPSH KUNDËR TRANSFERIMIT TË ARSIMIT NË LEZHË
Artikulli tjetërGRILË, BREGU I LIQENIT I “ZHYTUR” NË MBETURINA